nga: Federico Moccia

 

Përshkrimi i librit:

Një histori e bukur dashurie. Një mikrokozmos me jetë të rinjsh që kërkojnë të ecin "tre metra mbi qiell". Vajzat veshin Onyx, apo çdo lloj tendence të re, flasin për Avant, për Marsan dhe për modën e minutave të fundit. Ato presin të takojnë djaloshin e jetës së tyre. Djemtë bredhin me motor dhe sfidohen në prova force fizike, në shpejtësi, në rrezik. Në sfondin e një jete frenetike klani, bande (grupi mitik i budokanëve), takohen Babi dhe Stepi. Babi një vajzë gjimnaziste model. Koha e saj kalon midis shkollës dhe miqve, gjithnjë bashkë me Poçin, miken e saj të zemrës. Stepi, tip violent, i kalon pasditet para barit me miqtë ose në palestër dhe mbrëmjet mbi motor ose në tavolinat e bilardos. U takojnë dy botëve të ndryshme, por dashurohen marrëzisht me njëri-tjetrin. Nuk është një raport i lehtë, sepse asnjë prej tyre nuk lëshon pe lehtë. E megjithatë të dy transformohen... Babi dhe Stepi takohen rastësisht, grinden dhe dashurohen, në harkun e një viti që mbetet i paharruar jo vetëm për ata të dy, por për të gjithë ata që i rrethojnë. Stepi dhe Babi jetojnë në një raport të stuhishëm, por edhe historinë më të bukur të dashurisë që një adoleshent mund të ëndërrojë. Një histori e vërtetë dhe e plotë "kult" midis të rinjve, një histori dinamike, romantike, dëfryese dhe dramatike në të njëjtën kohë. Magji, të cilën vetëm në adoleshencë mund të arrish ta kesh.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2006

ISBN: 99927-59-95-X

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 332

Tre metra mbi qiell - Federico Moccia

SKU: 99927-59-95-X
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë