nga: Erih Maria Remark

 

Përshkrimi i librit:

-Ja, tani nuk po troket më! Tani koha është ndalur në vend. E kemi shqyer në mes. Vetëm ne të dy kemi mbetur këtu, vetëm ne të dy, ti dhe unë dhe askushn tjetër.Ajo m'i qepte sytë që i qenë zmadhuar tejmase.
-I dashur...-pëshpëriti me zë të shuar.Unë s'munda ta duroja ,e atë shikim. Vinte që nga larg, kalonte përmes meje dhe tretej diku.
-Trimëresha ime, -murmurita unë. -Trimëresha ime e shtrenjtë, e dashur...

Bukur fort! Kush është vetëm, atë nuk ka se kush ta braktisë. Por nganjëherë, e sidomos natën, thyhej në copë e thërrime kështjella e rreme, jeta shndërrohej në një melodi të përjavshme e të ndërsyer... të përfshinte një vorbull malli e çmendur, një vorbull dëshire, pikëllimi dhe shprese dhe mundoheshe si e si të shpëtoje nga kjo shushatje e pakuptimtë, dëshiroje të arratiseshe nga kjo llomotitje bajate e një organoje që ia merrte gjithmonë të njëjtit avaz... të ikje, veç të ikje, pavarësisht se ku!...

Ah, kjo nevojë mjerane për pakëz ngrohtësi! Vallë, a s'do të mjaftonin vetëm dy duar dhe një fytyrë e përkulur mbi fytyrën tënde? Apo mos ishte edhe kjo vetëm një vegim mashtrues, një heqje dore, një arratisje nga vetvetja? A ekzistonte vallë ndonjë gjë tjetër, përveç të qenurit vetëm?

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2001

ISBN: 978-99927-34-81-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 416

Tre shokët - Erih Maria Remark

SKU: 978-99927-34-81-8
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë