nga: Glamour & Pamela Redmond Satran

 

Përshkrimi i librit:

Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë, ka filluar si një faqe e vetme në revistën Glamour pesëmbëdhjetë vite më parë dhe shpejt u shndërrua në një fenomen virusal. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara, që nga Portia de Rossi deri te Liz Smith.

Pavarësisht nga mosha që ke, kjo është një listë sipas së cilës duhet të jetosh. Me këshillat, mençurinë dhe çiltërsinë e një grupi femrash të shquara dhe të dashura, libri "Tridhjetë gjëra që duhet t'i ketë dhe duhet t'i dijë çdo grua kur bëhet 30" është një udhërrëfyes thelbësor (dhe dhuratë e përkryer) për gratë në prag të të tridhjetave ose të çdo moshe.

Në fillim listën e hartoi gazetarja e Glamour – it, Pamela Redmond Satran, e më pas gjeti një jetë të dytë kur gratë filluan t'ia dërgojnë njëra – tjetrës nëpërmjet internetit. U shndërrua në një sensacion virusal, i cili gabimisht iu atribua shumë personave, që nga Maya Angelou deri te Hilari Klinton, por në të vërtetë ka vetëm një listë origjinale dhe ajo i ka qëndruar provës së kohës.

Kjo Listë e paparashikuar dhe e thellë përcakton gjërat absolute që duhet të ketë një grua (si për shembull: një komplet kaçavidash, një turjelë me bateri dhe një palë reçipeta me dantella të zeza), si dhe gjërat që duhet të dijë (si për shembull: si të bjerë në dashuri pa e humbur vetveten), që të arrijë lumturinë e pjekur.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Minerva

Botuar në: 2013

ISBN: 978-9928-164-29-2

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 184

Tridhjetë gjëra që duhet t'i ketë dhe duhet t'i dijë çdo grua kur bëhet 30

SKU: 978-9928-164-29-2
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë