nga: Orhan Pamuk

 

Përshkrimi i librit:

Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të Sulltan Muratit III, janë ngarkuar të përgatisin librin që i plotpushtetshmi i Lindjes do t'ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim. Libri duhet të shprehë fuqinë e perandorisë dhe forcën e miniaturës orientale për ta dhënë atë.

Gjithçka është diskrete, por në punën e drejtuar nga Enishte Efendi ka diçka ndryshe nga e zakonshmja e miniaturës së asaj kohe, ajo po kërkon të ndryshojë, të marrë detaje të reja të panjohura dhe t'u përqaset elementeve perëndimorë të pikturimit, veçanërisht të Rilindjes italiane. Të dyja format e artit janë të arrira, të dyja kahet janë perfekte. Çfarë do të zgjedhin palët?

Presioni, edhe fshehur, duket i madh. Është koha e një fondamentalizmi të dhunshëm. Fillon saga e kundërshtisë së heshtur, miniaturistët vriten njëri pas tjetrin dhe të tjerët pas tyre janë të kërcënuar. Simbolet e mbajnë dramën gjer në fund, bashkë me një linjë dashurie të Zezit dhe Shekures, personazhit më fin të romanit, që mban peshën e saj në bartjen e këtyre simbloleve.

Unë jam e kuqja është një mister vrasjeje, por edhe një meditim për dashurinë dhe devotshmërinë artistike. Orhan Pamuk nuk mban anë kur shkruan nën presionin e të dyja anëve, por mban qëndrim. Zërat dhe kundërzërat e njerëzve dhe simboleve në këtë roman ikin dhe rikthehen vazhdimisht në kompleksitetin e tyre, për të provuar stilin dhe forcën e një shkrimtari si Orhan Pamuk.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Skanderbeg Books

Botuar në: 2007

ISBN: 978-99943-51-13-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 538

Unë jam e kuqja - Orhan Pamuk

SKU: 978-99943-51-13-8
CHF27,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë