Përshkrimi i librit:

Ky libër ka tronditur botën jo thjeshtë se është shkruar nga një nobeliste, në përpjekjet e saj për të zhvilluar arsimin në Pakistan, por vjen edhe historia e 19-vjeçares e cila është qëlluar nga talebanët. Uashington Post thotë për këtë libër: “Gozhdues... është e vështirë të imagjinosh një kronikë lufte më prekëse, përveç ndoshta ditarit të Ana Frankut”. Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Jusafzai refuzoi që ta bënin të heshte dhe luftoi për të drejtën e saj për t'u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeçe, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj. Atë e qëlluan në kokë, kur po udhëtonte me autobus nga shkolla në shtëpi, dhe pak vetë pritnin që ajo të mbijetonte. Por, në fakt, shërimi heroik i Malalës e ka çuar atë në një udhëtim të jashtëzakonshëm nga një luginë e largët në Pakistanin Verior në korridoret e Shteteve të Bashkuara në Nju Jork. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, ajo u shfaq si një simbol global i protestës paqësore. Një vit më vonë ajo u bë fituesja më e re në botë Çmimit Nobel për Paqe. E brohoritur nga “Shtypi i Asociuar” për "detajin që të rrëmben", “Unë jam Malala” do t'i bëjë lexuesit të besojnë në fuqinë e zërit të një njeriu të vetëm për të frymëzuar ndryshim në botë

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botime Pema 

Botuar në: 2017

ISBN : 978-9951-721-40-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 352

Përmasat e librit: 132 x 203 x 30 mm

Unë jam Malala - Malala Yousafzai

CHF23,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë