nga: Osho

 

Përshkrimi i librit:

Në librin "Unë jam pragu". Bhagwan Shree Rajneesh shpjegon se si një mjeshtër i ndriçuar i shekullit XX-një Buda, një Krisht, një Lao Cë - vepron me dishepujt e tij, duke i transformuar nëpërmjet metodash të përjetshme si urtia e Bhagwan Shree-së dhe të reja si poezia e gjuhës së tij. Në bisedat që përfshihen në këtë vëllim, ligjëruara nga Mjeshtri në pranverën e vitit 1971, në të vërtetë nuk janë përshkruar vetëm teknikat e ezoterike nëpërmjet të cilave dishepujt mund të përparojnë, por edhe metoda verbale e Mjeshtrit, falë së cilës vetë fjalët përdoren për të shtyrë secilin përtej mendjes, përtej intelektit. "Vetëm nëse bindeni se gjithë sa them është racionale", shpjegon ai "unë mund të filloj të veproj me irracionalen. Ky është fillimi i vërtetë; por më duhet të mbërrij në zemrën tuaj, e do më duhet të kaloj nëpër udhë të shkrurtra intelektuale". "Ju uroj", shkruan në parathënie e librit, dishepulli i tij Ma Satya Bati, "që fjalët e tij t’ju nxitin të hidhni valle, ashtu siç kanë nxitur të hedhin valle me mijëra dishepuj. Uroj që fjalët e tij t'ju provokojnë, t'ju cytin, t’ju pështjellojnë. Atëherë mund t’i flakni tej. E vetëm atëherë do mund të zërë fill jeta e vërtetë”.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Almera

Botuar në: 2010

ISBN: 978-99956-20-25-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 238

Unë jam pragu - OSHO

SKU: 978-99956-20-25-7
CHF21,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë