Përshkrimi i librit:
Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir. Sytë e mëdhenj, në formë bajameje, zbulonin premtimin e një buzëqeshjeje, por, në të njëjtën kohë, pëshpëritnin diçka të ëmbël e të sjellshme – sy që dinin të ishin ledhatues dhe dinakë, për t’u bërë më pas të përhumbur e përsiatës, të harruar në një ëndërr të së shkuarës, larg së tashmes. E shtrirë midis barit, buzë liqenit, Kasandra dukej si grua e ndonjë tabloje romantike ose e ndonjë vegimi të lëbyrtë.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Fan Noli
Botuar në: 2011
ISBN: 978-99956-86-59-8
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 396
Përmasat e librit: 144 x 204 x 27 mm
SKU: 978-99956-86-59-8
CHF22,50Price