nga: Julia Navarro

 

Përshkrimi i librit:

Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër. I ndihmuar nga historiania simpatike e artit, dr. Galoni, dhe nga një gazetare spanjolle, bie në gjurmët e një elite njerëzish të arsimuar, të rafinuar, por mbi të gjitha me shumë pushtet, të cilët duket se ushqejnë interes të veçantë për Pëlhurën me imazhin e Krishtit.

Valoni fillon të gjurmojë të gjitha historitë e Pëlhurës së Shenjtë, mes komploteve dhe mrekullive, herezive dhe kryqëzatave, apostujve dhe Tempullarëve, ndërsa e kaluara dhe e tashmja vijnë së bashku në një triller të mprehtë dhe emocionues, në një histori që duket se ka shumë mistere për t'u zbuluar.

Me historinë dhe imagjinatën si elemente të para, Julia Navarro ka krijuar një roman që e lë lexuesin pa frymë, që hap portën drejt një udhëtimi tërheqës përmes së kaluarën, të tashmen dhe, pa dyshim, përmes së kaluarës dhe të tashmes njëkohësisht. Një rrëfim i jashtëzakonshëm që të befason nga faqja në faqe, një roman i shkëlqyer që s'ka të dytë në llojin e vet.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2013

ISBN: 978-9928-103-70-3

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 480

Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë - Julia Navarro

SKU: 978-9928-103-70-3
CHF24,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë