nga: Greer Hendricks , Sarah Pekkanen

 

Përshkrimi i librit:

"Kërkohen gra të moshave 18 deri në 32 vjeçe, për të marrë pjesë në një studim për etikën dhe moralin, nën drejtimin e një studioje pararojë në fushën e psikiatrisë, në qytetin e Nju Jorkut. Shpërblim I kënaqshëm, anonimat i garantuar. Xhesika Farris, një grimiere e varfër, ofrohet të marrë pjesë në një studim të drejtuar nga dr. Shillds, psikiatre në Universitetin e Nju Jorkut. Më shumë se çdo gjë i intereson pagesa “e majme” e ndoshta edhe drithërima e diçkaje të re. Jeta e saj është e mbushur me bredhjet nëpër Manhatan për të trukuar studente për netët e tërbuara, apo me mbrëmjet e saj të heshtura në shoqërinë e qenit. Kur vë këmbë në sallën 214, me një kompjuter të ndezur, ku lexohet: Mirë se erdhe, subjekti 52, diçka i thotë se mbase është treguar shumë e nxituar. Sinqeritet absolut: a do të jetë e zonja? Do të ishit e aftë të gënjenit, pa pasur ndjenja faji? Keni lënduar ndonjëherë keqazi dikë që e doni fort? Do t’i lexonit mesazhet e burrit ose shokut tuaj? Dalëngadalë, pyetjet e dr. Shillds bëhen përherë e më këmbëngulëse, shumë personale e të rrezikshme. Duket sikur ka kuptuar gjithçka për Xhesikën: çfarë mendon ajo, çfarë fsheh. Dhe kur i kërkon të kalojë nga salla 214 në botën reale, për të tashmë është shumë vonë për t’u tërhequr nga loja".

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-292-62-9

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 454

Vajza anonime - Greer Hendricks , Sarah Pekkanen

SKU: 978-9928-292-62-9
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë