nga: Guillaume Musso
Përshkrimi i librit:
Një kampus prestigjioz i kristalizuar nën dëborë. Tre miq të lidhur nga një sekret tragjik. Një vajzë e marrë me vete natën. Bregu i Kaltër, dimër 1992- Në një natë të akullt, ndërsa kampusi i liceut të saj është paralizuar nga një stuhi dëbore, Vinka Rokuell, nëntëmbëdhjetë vjeçe, një nga studentet më të shkëlqyera të vitit të fundit, arratiset bashkë me profesorin e saj të filozofisë, me të cilin ka një marrëdhënie të fshehtë. Për vajzën “dashuria është o gjithçka o asgjë”. Askush nuk do ta shohë më.
Bregu i Kaltër, pranverë 2017- Deri në përfundim të liceut ishin të pandashëm, por që atëherë Fani, Tomasi dhe Maksimi – miqtë më të mirë të Vinkës – nuk i kishin folur më me gojë njëri – tjetrit. Takohen sërish tani në një mbledhje ish – nxënësish. Njëzet e pesë vjet më parë, në rrethana të tmerrshme, që të tre kanë kryer një vrasje, duke e murosur kufomën në palestrën e shkollës. Pikërisht ajo palestër që sot duhet të shembet për t’i bërë vend një ndërtese tjetër. Tani e tutje, asgjë s’mund ta pengojë daljen në shesh të së vërtetës për rastin e Vinkës.
Tronditës, i dhimbshëm, demoniak.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare
Botuar në: 2019
ISBN: 978-9928-00-392-8
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 374
SKU: 978-9928-00-392-8
CHF23,00Price