Përshkrimi i librit:

Në romanin Vajza që le pas të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t'u bashkuar me regjimentin kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë. Por lufta nuk mbaron aq shpejt sa shpreson çifti dhe Sen Peroni pushtohet nga ushtarët gjermanë. Ata marrin në zotërim hotelin dhe e detyrojnë Sofinë dhe motrën e saj të gatuajë për oficerët... Moyes përshkruan vuajtjet e fshatit nën sundimin e ashpër gjerman dhe ankthin në rritje të Sofisë larg burrit. Kur një komandant gjerman shpreh simpati ndaj Sofisë dhe mirëkuptim për gjendjen e saj (ndoshta edhe dëshirë për vetë Sofinë), ngrihen pyetje të ndërlikuara për frikësimin, detyrimin dhe atë se çfarë mund të quhet bashkëpunim. Moyes është autore e shtatë romaneve dhe ka punuar për disa vjet si gazetare në një gazetë kryesore në Mbretërinë e Bashkuar. Romani i saj i mëparshëm, "Unë më parë se ti", ishte bestseller në SHBA dhe në Britani. Aty nga gjysma e librit "Vajza që le pas", Moyes e ndërpret historinë e Sofisë për të kaluar në kohën e sotme, me Liva Halstonin, një vejushë e re në Londër. Burri i ndjerë i Livës, Davidi, i kishte dhuruar një pikturë për martesë dhe kjo pikturë ishte rastësisht portreti i Sofisë, që tani quhet "Vajza që le pas". Si i ra në dorë Davidit kjo pikturë? Ku ishte fshehur për 90 vjet? Dhe, pyetja më e madhe nga të gjitha: Kujt duhet ti përkasë? Pasardhësit e Eduard Lëfevrit pretendojnë ta rimarrin pikturën dhe e paditin Livën në gjyq, në bazë të Konventës së Kartës së Gjenevës të vitit 1949, që ndalon grabitjen e pronave civile gjatë kohës së luftës. Pikturat e Lëfevrit del se janë tepër të çmueshme. Trashëgimtarët thonë se e duan ngaqë ajo përfaqëson trashëgiminë e tyre kulturore, po mos vallë kanë ndërmend ta shesin kundrejt një shume të majme parash? Liva nuk mund të heqë dorë nga piktura dhe nis betejën ligjore...

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Uegen

Botuar në: 2013

ISBN: 978-9928-03-152-5

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 410

Përmasat e librit: 140 x 206 x 31 mm

Vajza qe le pas, Jojo Moyes

SKU: 978-9928-03-152-5
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë