nga: Lois P. Franke

 

Përshkrimi i librit:

Si të marrësh sa më shumë nga ky libër? Ky libër përmban 101 gabime që gratë i bëjnë gjatë përpjekjes për t'u socializuar në vendin e tyre të punës. Kini parasysh se askush nuk i bën të gjitha, por secila bën më shumë se një. Gjatë praktikës dhe eksperiencës sime, kam vënë re se pjesa më e madhe e gabimeve konsiston në faktin se gratë nuk i vlerësojnë sa duhet potencialet e tyre profesionale. Ju sugjeroj të përqendroheni te vetëvlerësimi, të cilin do ta gjeni që në kapitullin e parë. Do t'ju ndihmojë të rrisni vlerësimin për veten dhe të zbuloni se ku mund të angazhoheni më shumë. Pasi të keni mbaruar me vlerësimin e vetes, hidhuni menjëherë tek ato sjellje specifike, me të cilat ndesheni më shpesh. Për secilin gabim, do të gjeni këshilla që mund t'ju shërbejnë ose për t'u kundërpërgjigjur ndaj sjelljes që ju dëmton, ose për ta neutralizuar krejtësisht atë. Siç thashë edhe më sipër, këto janë këshilla konkrete për kliente dhe raste reale, por si në çdo sipërmarrje që do angazhim, edhe këtu do të keni sukses, vetëm nëse përpiqeni, kryeni me përpikëri atë që ju këshillohet dhe mbi të gjitha, të besoni te ndryshimi.

 

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Ombra GVG

ISBN: 978-9928-06-067-9

Viti i botimit: 2013

Faqe: 322

Vajzat e mira nuk marrin zyrën në qoshe - Lois P. Franke

SKU: 978-9928-06-067-9
CHF22,00Price