nga: Samuel P.huntington

 

Përshkrimi i librit:

"Një libër jashtëzakonisht i shkëlqyer dhe i rëndësishëm."

"Vepra e Samuel P. Huntingtonit është e plotë nga shtrirja, e thellë nga vështrimi i saj historik dhe kulturor, e mprehtë nga analiza politike dhe mjaft e dobishme me këshillat e saj praktike për "demokratizuesit"."

"Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët."

"Një vepër e jashtëzakonshme si për shkencën historike, ashtu edhe për shkencën politike."

"Samuel P. Huntington na ka dhënë një nga analizat më të mira konceptuale të shkencës politike bashkëkohore dhe kjo është një tjetër vepër në vazhdën e asaj tradite."

Samuel P. Huntington ishte drejtor i Institutit të Studimeve Strategjike "John M. Olin", kreu i Akademisë së Harvardit për Studimet Ndërkombëtare në Qendrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe autori i veprës "Përplasja e qytetërimeve dhe reformimi i rendit botëror".

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Aiis Tirana Times

Botuar në: 2011

ISBN: 978-9928-40-624-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 392

Vala e tretë -Samuel P.huntington

SKU: 978-9928-40-624-8
CHF26,00Price