nga: Orhan Pamuk

 

Përshkrimi i librit:

"Xhevdet beu dhe të bijtë" është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e hidhur e tëcilit e përshkon këtë libër.

Rrëfimi fillon me rënien e Perandorisë Osmane dhe pasojat e saj, dhe jep një imazh të mrekullueshëm të Stambollit dhe të banorëve të tij për një shekull të tërë. Është Shefqeti, një prej tregtarëve të parë myslimanë, ai që na përgatit për një botë të tërë imazhesh dhe ndodhish si dhe këtë ortek marramendës idesh dhe kronikash.

Ai po bëhet gati që të martohet, ëndërron të zgjerojë biznesin e tij dhe të bëjë pasuri, të krijojë një familje të madhe, madje një familje moderne stambolli e me shembëlltyrën e jetës perëndimore, ndikim që ka nisur të ndjehet tashmë nëpër ajër.

Tregtari ynë ia del tëmbledhë kapital dhe të bëhet një qytetar i ri i botës në këtë Republikë të re turke. Me përvojat dhe jetën e pasur tëShefqetit, të të bijve dhe të nipërve tëtij, Pamuk na jep historinë e modernizimit të Turqisë së shekullit të 20-të.

"Unë rrija në dritaren time, ndërkohë që miqtë e mi përballeshin jashtë me terrorin. Ndjehesha fajtor që në ato ditë kur qëmtoja për këtë libër, miqtë e mi arratiseshin nga vendi ose futeshin nëpër burgje," shkruan Pamuk për ditët kur e formësonte këtë vepër, ky prag i parë nga nis jeta e tij e gjatë prej rrëfimtari të madh.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Skanderbeg Books

Botuar në: 2018

ISBN: 978-9928-221-31-5

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 687

Xhevdet beu dhe të bijtë - Orhan Pamuk

SKU: 978-9928-221-31-5
CHF27,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë