nga: Svetllana Aleksieviç
Përshkrimi i librit:
Për çfarë flet ky libër? Përse e kam shkruar? Ky libër nuk flet për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Pikërisht për atë që ne e njohim shumë pak. Për atë që nuk njohim thuajse asgjë. Një histori e munguar: ja kështu mund ta kisha titulluar. Në vetvete, ngjarja - se çfarë ka ndodhur, kush është fajtori, sa ton rërë dhe beton është dashur për ta ngritur sarkofagun mbi vrimën e djallit - nuk më interesonte. Unë doja ndijimet dhe ndjenjat e individëve që kanë prekur të panjohurën. Misterin. Çernobili është një mister që na duhet ende ta ndriçojmë. Mbase është një njollë për shekullin XXI. Një sfidë për këtë shekull të ri. Doja të dija se ç'ka mësuar njeriu, hetuar e zbuluar mbi veten dhe në qëndrimin e tij ndaj botës. Të rindërtoja ndjenjat, e jo ngjarjet... Për tre vjet me radhë, kam udhëtuar dhe pyetur: punëtorë të centralit, ish-zyrtarë të partisë, mjekë, ushtarë, mërgimtarë, persona që janë ngulitur në zonën e ndaluar... Burra dhe gra me zanate, fate, breza dhe temperamente të ndryshëm. Besimtarë dhe ateistë. Fshatarë dhe intelektualë. Çernobili është përmbajtja kryesore e botës së tyre. Ai helmon gjithçka, rreth tyre dhe brenda tyre. Jo vetëm tokën dhe ujin. Tërë kohën e tyre.
-Svetlana Aleksieviç
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Buzuku
Botuar në: 2015
ISBN: 978-9951-08-201-3
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 272
CHF23,50Price