nga: Martin Berishaj
Përshkrimi i librit:
Libri i Dr. Berishaj në konceptin e tij të gjerë përfshin disa dimensione të rëndësishme, ndërsa diskuton temën e kufijve në nivelin e përgjithshëm dhe problemin e "kufijve" shqiptarë. Historia, aspektet etnike, shkenca politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, kulturologjia, aspektet juridike ndërkombëtare duke përfshirë të drejtën për vetëvendosje të popujve, problemet e nacionalizmit dhe keqpërdorimet e tij trajtohen në një mënyrë kompetente dhe të ekuilibruar. Megjithëse përqendrimi është disi në kufijtë e Shqipërisë dhe të problemit kombëtar të shqiptarëve "një komb i ndarë ", libri nuk është shkruar në asnjë mënyrë si "kërkesë" por si një studim objektiv i problematikës kufitare kontemporane , veçanërisht në rastin e kufijve shqiptarë. Objektiviteti dhe neutraliteti shkencor përveç qasjes së gjerë dhe multidisiplinare është cilësia kryesore e librit. Një kontribut domethënës për të kuptuar problemet e kufijve shtetërorë në përgjithësi dhe për kuptimin e "problemit shqiptar" në veçanti. - Prof. dr. Ernest Petriç
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Toena
Botuar në: 2017
ISBN: 978-9928-235-31-2
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 344
SKU: 978-9928-235-31-2
CHF29,50Price