nga: Gani Mehmetaj
Përshkrimi i librit:
“Zogjtë e qyqes” është rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve. Galeria e personazheve është e gjerë, etnitë e ndryshme, si edhe shpërfaqja e tyre dinamike.
Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.
Romani “Zogjtë e qyqes” i autorit Gani Mehmetaj është shpallur fitues i Çmimit letrar “Kadare” 2021.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: UET Press
ISBN: 978-9928-32-044-5
Viti i botimit: 2021
SKU: 978-9928-32-044-5
CHF24,00Price