nga: Albatros Rexhaj

 

Përshkrimi i librit:

Ky libër është manifestimi më thelbësor i filozofisë urbane të autorit Albatros Rexhaj. Rrëfimtari ynë, një shkrimtar, takon dashurinë e jetës së tij dhe nuk shkruan më. Ajo e plotëson dhe ai nuk ndien më nevojë të shkruajë. Këta dy shpirtra binjakë, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Bisedat e tyre ngrenë një sërë dilemash dhe pyetjesh të rëndësishme: mbi pozitën e femrës në shoqërinë shqiptare, mbi pseudovlerat morale të ngritura në piedestale, mbi hipokrizinë e turmës dhe lojërat pushtetare të kudogjendura. Lajtmotivi kryesor i këtij bashkëbisedimi është feminizmi. Shpesh flitet për feminizëm në Shqipëri, po sa afër realitetit janë këto debate publike, kur nëpër shtëpitë e shqiptarëve, gratë janë ende, jo vetëm të pabarabarta, por të nënshtruara, fizikisht dhe psikologjikisht? Dhe kush është përgjegjës për këtë? Vetëm meshkujt, apo mos ndoshta edhe femrat vetë, nënat tona, kanë një pjesë të madhe përgjegjësie? Pse një femër që e jeton lirshëm seksualitetin e saj damkoset si e përdalë, ndërsa një mashkull që bën të njëjtën gjë admirohet? Dy heronjtë tanë flasin edhe për lodhjen që ndiejnë kur luftojnë për ta ndryshuar botën e tyre, tek hasen me heshtjen gjykuese dhe moralizuese, që i përjashton dhe i bën të ndihen të vetmuar. Kjo është beteja e shumë të tjerëve dhe përfundimi i trishtë i kësaj historie tingëllon si një kambanë alarmi.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Pegi

Botuar në: 2015

ISBN: 978-9928-175-38-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 183

Zonja Z

CHF18,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë